Ylli i “One Direction” në marrëdhënie me një stjuardesë

04/04/2016 00:00

Harry Styles raportohet të ketë qënë në një marrëdhënie sekrete me stjuardesën amerikane, Megan Smith.

Megan, 24-vjeçe, raportohet të jetë takuar me yllin e “One Direction” gjatë verës, ndërkohë që punonte si një stjuardesë private gjatë turneut të grupit “On The Road Again”.

Harry dhe Megan kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien sa më sekrete, pavarësisht takimeve romantike që kanë patur gjatë kohës që Harry udhëtonte drejt Amerikës dhe Europës gjatë muajve qershor dhe tetor.

Marrëdhënie tyre u bë akoma më serioze pas ndarjes së grupit, ku Harry nisi ta prezantonte Megan si të dashurën e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel