Motosporti në Shqipëri, projekt-ide për autodrom

04/04/2016 00:00

Automobilizmi është një sport shumë tërheqës në mbarë botën, por edhe një sport shumë i kushtueshëm.

Nëse në Shqipëri deri në këtë moment ky sport është shijuar vetëm nëpërmjet transmetimeve televizive, kohët e fundit nuk kanë munguar edhe idetë për t’i materializuar ato në një autodrom real. Konsulenti i njohur botëror dhe ish-administratori i deleguar i pistës së Imolas, Walter Sciacca, ndodhet në Tiranë për atë që për momentin mund të quhet projekt idea e një parku të madh automobilistik.

“Idea lindi spontanisht. Pse të mos realizojmë një autodrom në Shqipëri, që të mund të plotësojë kërkesat, jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare”, shprehet Walter Sciacca.

Më shumë se një ide e profesionistëve, duket se kjo është një nismë e investitorëve vendas, që këtë autodrom e shikojnë si një atraksion të rëndësishëm për turizimin. Shefi i ekzekutiv i studios Motosoprt Professional Advice, Walter Sciacca shprehet se nuk është menduar idea vetëm për ndërtimin e një autodromi sportiv, por një qendre të madhe sportive argëtuese dhe biznesi.

“Nuk duam të ndërtojmë një atodrom klasik, por kemi menduar të propozojmë një ide që kalon kufinjtë e një autodromi, por krijimin e një parku të madh motosporti multifunksional, me shumë varietete të tjera sportive, një “disneyworld” i motosportit. Kemi menduar të krijojmë një universitet të sportit politeknik, qendër tregëtare, hotele, qendër panairesh, etj”, thotë Sciacca.

Ky investim mendohet se mund të kapë shifrën e 20 milionë eurove. Përveç rëndësisë sportive, ai shihet edhe si një investim shumë i rëndësishëm biznesi. Shiaka ka zhvilluar në Tiranë takime me drejtues të institucioneve sportive, investitorë dhe drejtues të lartë shtetërore.

Top Channel