Siria në garë me Man. United për Mourinhon

04/04/2016 00:00

Siria hyn në garë me Manchester United për t’i mbushur mendjen trajnerit Mourinho.

Federata e këtij vendi ka shprehur hapur interesimin për t’i dhënë mundësinë trajnerit portugez, i cili është një nga më të suksesshmit në treg, të drejtojë kombëtaren siriane.

Në një letër të dërguar menaxherit Jorge Mendes, drejtuesit sirianë kanë shprehur gadishmërinë për të negociuar me portugezin dhe kërkojnë nga ai që të drejtojë kombëtaren drejt kualifikimit për herë të parë në një kampionat botëror.

Mediat britanike prej shumë kohësh shkruajnë se 53-vjeçari ka firmosur një parakontratë me Manchester United, ku në fund të sezonit do të zëvendësojë holandezin Van Gaal, i cili nuk po i përgjigjet pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve të kësaj skuadre.

Top Channel