Gjaknxehti Besart Berisha, pezullohet me dy ndeshje

04/04/2016 00:00

Besart Berishën është ndalur në momentin më të mirë me Melbourne Victory në kampionatin australian të futbollit, jo për shkak të ndonjë dëmtimi, por për shkak të një pezullimi prej dy ndeshjesh.

Në ndeshjen e fundit që ekipi i tij luajti ndaj Wellington Phoenix, Berisha realizoi edhe një gol, por kreu edhe një veprim josportiv, për të cilin ka marrë edhe ndëshkimin. Në një moment të ndeshjes, lojtari shqiptar, një nga sulmuesit më të mirë në Australi, tentoi të godiste kundërshtarin me takë edhe pse ishte i shtrirë në tokë.

Dëmtimi i Berishës pritet t’i hapë shumë punë trajnerit të Melbourne Victory në këtë fazë të kampionatit, pasi sulmi i ishte besuar shqiptarit. Berisha do të mungojë ndaj ish-skuadrës së tij Brisbane Roar, por edhe takimin e parë të raundit të parë play-off, që do të përcaktoje edhe fituesin e kampionatit australian.

Top Channel