Sërish probleme në FIFA, hetohet anëtari i Komitetit të Etikës

04/04/2016 00:00

Federata Ndërkombëtare e Futbollit hap hetimet për njërin prej anëtarëve të Komitetit të Etikës të saj dhe bëhet fjalë për Juan Pedro Damiani.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Komiteti i Etikës së FIFA-s nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohej se ky hetim u hap pasi u ngritën dyshime për një bashkëpunim të mundshëm mes Damianit dhe Eugenio Figueroa, që është një prej zyrtarëve të arrestuar vitin e kaluar në Zyrih.

Komiteti i Etikës e bëri këtë komunikatë menjëherë pas publikimit të lajimit për skandalin “Dosja Panama”, ku përfshihen emra të rëndësishëm të politikës dhe sportit për fshehje të shumave të mëdha parash në vende të ashtuquajtuara parajsa fiskale.

Presidenti i Komitetit të Etikës së FIFA, Hans-Joachim Eckert bëri të ditur se kreu i hetuesve të këtij institucioni, Cornel Borbely tashmë i nisi hetimet paraprake për Damianin.

Top Channel