Zyrtare: Antonio Conte, trajneri i ri i Chelsea

04/04/2016 14:10

Antonio Conte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Chelsea. Tekniku aktual i kombëtares italiane të futbollit do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me “Blutë” e Londrës dhe do të nisë aventurën e tij të re menjëherë pas përfundimit të “Euro 2016”.

Gara për të marrë drejtimin e Chelsea ishte e fortë, pasi një prej kandidaturave ishte edhe ajo e Diego Pablo Simeones. Në fakt, Abramovich kishte përcaktuar si zgjedhjen e tij të parë për Chelsea-n pikërisht Simeonen, por argjentinasi që është shumë i lidhur me Atleticon pati shumë dilema dhe kjo bëri që Abramovich të mos e priste më, për të zgjedhur më pas Conten.

Top Channel