Seks në publik… ndodh në Brazil (VIDEO)

04/04/2016 00:00

Një shoqatë parashutistësh kishin vendosur një kamera në majë të një kodre, në mënyrë që adhurues të këtij sporti të shihnin live performancat. Por ata kanë parë diçka tjetër.

Një çift është bërë viral në internet, teksa kryenin marrëdhënie seksuale në majë të kodrës, pa e ditur se aty ka pasur kamera. Por adhuruesit e parashutizmit, kanë parë gjithçka live në kamerat e vendosura në Morro do Agudo në Brazil.

Policia mori një sërë telefonatash, dhe ankesash, dhe dërgoi një patrullë për të verifikuar situatën. Çifti u përball me vështirësi të mëtejshme pasi morën vesh se ishin filmuar dhe video e tyre ishte bërë virale. Kjo pasi kur u pyetën nga policia, zbuluan se djali ishte 21 vjeç ndërsa vajza, një minorene 15-vjeçare. Megjithatë në Brazil mosha e lejuar për marrëdhënie seksuale është 14 vjeç, dhe ata kanë rrëfyer se ishin të lidhur prej një viti.

Top Channel