Pinilla i shënon një supergol portierit 17-vjeçar të Milanit

03/04/2016 00:00

Debutoi muaj më parë, atëherë kur ishte vetëm 16-vjeçar me bluzën e Milanit, duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse, të cilat vunë radhë klubet më të mira europiane për të siguruar shërbimet e tij, por të dielën Gianluigi Donnarumma pësoi një supergol.

Një ekzerkutim i shkëlqyer me roveshatë i kilianit Pinilla dhe topi përfundon në rrjetën e Donnarummas.

Ndoshta atë gol mund ta kishte pësuar çdo portier, por topi përfundoi në këmbët e Pinillas pas daljes së gabuar të portierit.

Top Channel