Një tjetër çift i famshëm drejt divorcit

03/04/2016 00:00

Martesa e Drew Barrymore me Will Kopelman raportohet se nuk është duke funksionuar ashtu siç duhet. Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, përflitet se është ndarë dhe po planifikon të divorcohet pas 4 vitesh martesë.

“Ata kanë disa kohë që kanë probleme me martesën e tyre”, ka thënë një burim i afërt i familjes për revistën “People”. Barrymore dhe Kopelman thuhet se janë duke u zënë shumë me njëri-tjetrin lidhur me vendbanimin e tyre. Ndërkohë që aktroja preferon të jetojë në Los Angeles, ai dëshiron të jetojë në qytetin e New York-ut.

Një tjetër burim për “E! Online”, ka shtuar: “Ata janë duke jetuar të ndarë nga njëri-tjetri. Muajt e fundit, marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje. Ata nuk duken aspak të dashuruar , duken shumë të largët me njëri-tjetrin”.

Top Channel