Ana e errët e Jamie Vardy

03/04/2016 00:00

Sulmuesi i Leicester dhe kombëtares angleze, Jamie Vardy, po shkëlqen në fushën e blertë, mirëpo gjërat nuk janë aq të bukura edhe jashtë saj. Të paktën kështu duket nga fjalët e ish-bashkëshortes së tij, Emma Daget.

Në fakt, gjithçka ka nisur pas ndeshjes mes Anglisë dhe Holandës kur Vardy shënoi gol, ndërsa kishte veshur këpucat e reja “Nike” në të cilat janë stampuar emrat e dy vajzave të tij, Sofia dhe Ella.

Ella është vajza që Vardy ka me martesën me Emma Daget, ndërsa Sofia, vetëm 16-muajshe, është fryt i dashurisë mes sulmuesit me bashkëshorten aktuale Rebecca Nicholson.

Ish-bashkëshortja Dagget ka thënë për “The Sun” se Jamie nuk e takon shpesh vajzën që e ka me të. “Është e vështirë. Ai nuk e takon shpesh Ellan. Ndoshta vetëm një herë në muaj”, tha ajo. 

Mediat raportojnë se Jamie bën një jetë luksoze, ndërsa dy fëmijët e tjerë të bashkëshortes aktuale, Rebecca, shkojnë në shkollë private, Ella vijon mësimet në një shkollë publike dhe bën një jetë shumë të ndryshme nga Sofia, motra nga babai.

FOTO GALERI
1/3
Jamie Vardy me këpucët e reja sportive me emrat e vajzave

Top Channel