“Luftë” motrash në “Top Awards”

03/04/2016 00:00

“Sa t’kom dasht”, kënga e cila ka marrë 5 milionë klikime vetëm në 3 javë, ka mundur të kryesojë listën e hiteve muzikore të “The Top List” për këtë javë, duke u ngjitur me 1 pozicion.

Nora Istrefi ka goditur në shenjë me rikthimin e saj në muzikë, duke publikuar këtë projekt muzikor, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar.

Duket se një “luftë” e heshtur ka nisur mes motrave Istrefi, pasi për këtë javë, Era është pozicionuar në vendin e dytë, me “Bonbon”.

Ndërkohë, Alban Ramosaj, i cili prej 4 javësh mbajti fronin e “Top Awards”, për këtë javë ka zbritur me dy pozicione duke u renditur në vendin e tretë.

Vetëm dy projekte muzikore kanë mundur të jenë pjesë e klasifikimit të hiteve muzikore për këtë javë dhe bëhet fjalë për Dhurata Dora “Numrin e ri” dhe Capital T “Hitman” duke bërë kështu që t’i largohen kësaj liste Getinjo ft. BabyG “Monster” dhe Soni Malaj ft. Skivi  “Me Mua”.

Klasifikimi i javës së 17-të të “The Top List”, Top Awards:

1.    Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
2.    Era Istrefi – Bonbon
3.    Alban Ramosaj – A me do
4.    Alban Skenderaj – Une dhe Ti
5.    Ledri Vula – SRMN
6.    NrgBand – Ajo m’kalli
7.    Dhurata Dora – Numrin e ri
8.    Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
9.    Capital T – Hitman
10.    Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
11.    2TON – Ta fali jeten
12.    Mozzik – Dhezu
13.    2po2 ft. Flori – Gone Girl
14.    Majk ft. Ghetto Geasy – Sjena Mo
15.    Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
16.    Samanta – Asnjo si un
17.    Edona Vatoci – Hala
18.    Elvana Gjata ft. Burno – Love me
19.    Troja – A e man men
20.    Noizy – Number One

Top Channel