Bukuroshet amerikane mbështesin Trumpin

03/03/2016 00:00

Një llogari në Twitter me emërtimin @BabesForTrump (Bukuroshet për Trumpin) ka marrë shumë shpejt rreth 10 000 ndjekës. Arsyeja? Aty gjen femra shumë pak të veshura.

Edhe pse Trumpi ka pasur disa incidente gjatë fushatës së tij presidenciale që i kanë kushtuar mbështetjen femërore, rreth 100 bukuroshe kanë postuar fotot e tyre në llogarinë e re, duke pozuar me shumë pak veshje dhe me shenja mbështetjeje për kandidatin republikan.

Kjo llogari në Twitter është krijuar nga 4 studentë në muajin shkurt.

“Habiteshim kur shikonim studente që e mbështesnin shumë Trumpin dhe zhvisheshin për të nëpër rrjetet sociale”, thanë krijuesit e llogarisë, të cilët nuk duan të identifikohen, për “Vice”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel