Rama në versionet e para të “Portokallisë”

03/03/2016 00:00

Humori me politikanët ka qenë gjithnjë i pranishëm në “Portokalli” dhe përshtatja vizualisht, por edhe në batutë, mund të thuhet pa frikë se është arritur në perfeksion nga aktorët e trupës së “Portokallisë”.

Në listën e personazheve të portretizuar me humorin në shfaqjet e “Portokallisë” kanë kaluar presidentë, kryeministra, ministra dhe kryetarë partish, që për teleshikuesit u bënë shumë të dashur.

Një nga personazhet që ka qenë i pranishëm në çdo sezon të “Porokallisë” dhe i sjellë me shumë klas është Edi Rama, që me interpretimin e Florjan Binajt është bërë ndër personazhet më të preferuar. Flori ka prodhuar shumë numra fshehur pas personazhit të Edi Ramës, duke na e sjellë atë jo vetëm fizikisht të arrirë, por për më shumë edhe në batutat që ai ka thënë gjatë numrave të pafund të prodhuar në këto vite.

Në këtë video po sjellim një nga imitimet e para që Florjan Binaj i ka bërë zotit Rama në sezonin e parë të Portokallisë, në vitin 2004.

Top Channel