Spektakël i Ibrahimoviç, PSG-Nice 4-1

02/04/2016 00:00

Zllatan Ibrahimovic rikthen Paris Saint Germmainin te suksesi pas dështimit me Monacon në javën e 31-të. Gjiganti suedez realizoi një tregolësh në fitoren 4-1 me Nicën në Parc De Princ, që e con në 30 numrin e finalizimeve të tij në këtë sezon në Ligën e parë Franceze.

34-vjecari e zhbllokoi takimin në minutën e 15-të pas një pasimi topi të gjatë nga David Luiz që nga mesfusha.

Vëtëm tre minuta më pas Ben Arfa barazoi shifrat i asistuar nga Jean Micheal Seri, finalizim që dha përshtypjen e një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit por në fakt Parisi e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen, me të njëjtin proitagonist, Ibrahimovic, që e kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij në minutën e 34-rt me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lir.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për kampionët në fuqi të Francës, që mban firmën e David Luiz pas një goditjeje këndi.

8 Minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Ibrahimovic i coi shifrat në 4-1 me golin e tretë personal, për të bërë të tijin topin e ndeshjes. Me këtë fitore, Paris Saint Germain shkon në kuotën e 80 pikëve, 25 më shumë se Monaco e vendit të dytë. Gjithsesi Parisi e ka siguruar matematkisht javë më parë titullin kampion

Top Channel