El Classico nderon Cruyff, “Gracies Johan”

02/04/2016 00:00

Në fillimin e ndeshjes klasike të futbollit evropian Barca-Real iu bë një homazh legjendës së futbollit holandez dhe Barcelonës, Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në tribunat e “Kamp Nou” u shfaq një fanelë me numrin 14 dhe një mbishkrim “Gracies Johan”.

Në fillimin e ndeshjes u mbajt 1 minutë heshtje, ndërkohë që në minuten e 14 i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për Cruyff që në karrierën e tij mbajti gjithnjë numrin 14.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel