Formula 1 Bahrein, Ferrari dominon provat e treta të lira

02/04/2016 00:00

Ferrari i kundërpërgjigjet Mercedes. Kokëkuqja italiane është dominuese e sesionit të fundit të provave të lira në Çmimin e Madh të Bahreinit në Botërorin e Formula 1.

Sebastian Vettel ishte ai që spikati në këtë sesion provash me 1 minutë 31 sekonda e 683 të mijtat duke e lënë në vendin e dytë shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen.

Dy pilotët e Mercedes, Nico Rosberg e Lewis Hamilton këtë radhë u detyruan të pranojnë superioritetin e të kuqes dhe të kënaqen me vendin e tretë dhe të katërt, ndërkohë që pas tyre u pozicionuan Valtteri Bottas e Romain Grosjean.

Top Channel