Miami Masters, Djokovic vs Nishikori

02/04/2016 00:00

Novak Djokovic dhe Kei Nishikori janë ata që do të diskutojnë trofeun e turneut Masters të Miamit.

Tenisti serb u kualifikua për në finale pasi mundi David Goffën duke përballuar mjaft mirë edhe të nxehtin e madh në Florida.

Seti i parë ishte i vështirë për Djokovic që gjithsesui arriti ta fitojë atë me tie break 7-6. në setin dytë, numri 1 i botës arriti të fitojë 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-0. Djokovic, në finalen që do të luajë me Nishikorin do të kërkojë të barazojë rekordin e Agasit me 6 tituj të fituar në Miami si dhe të parakalojë Nadal për numrin e trofeve të fituar në turnetë Masters.

Përsa i përket Nishikorit, tenisti japonez mundi në gjysmëfinale australianin Nik Kirgios 2-0 dhe për të zhvilluar finalen e Mastersit të Miamit për herë të parë. Nishikori e interpretoi më mirë se rivali i tij këtë ndeshje setet e së cilës i fitoi me rezultatin 6-3 dhe 7-5.

Top Channel