Totti-Roma, divorc i pashmangshëm

02/04/2016 00:00

Qëndrimit të Francesko Tottit te Roma po i vjen fundi. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Corriere Dello Sport”, raporti mes kapitenit legjendar të verdhekuqëve dhe klubit italian është prishur përfundimisht pasi drejtuesit e Romës këmbëngulin në qëndrimin e tyre për të mos rinovuar kontratën e tij edhe për një vit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, dëshira e Tottit është që të vazhdojë të luajë dhe duke parë këtë situatë të krijuar duket se e ka marrë vendimin për t’u larguar në një kampionat tjetër jashtë Italisë.

Ajo që pret tashmë 39-vjeçari është vetëm komunikimi zyrtar i drejtuesve të klubit roman për të bërë më pas edhe zgjedhjen e tij përfundimtare dhe në këtë pikë alternativat nuk i mungojnë.

Top Channel