Katunari më i famshëm në Shqipëri, debutimi në Portokalli

02/04/2016 00:00

Debutimin në skenën e Portokallisë Bes Kallaku e nisi plot 12 vjet më parë, më saktësisht në 4 prill 2004.

Dhe për herë të parë Bes Kallaku u ngjit në skenë si “Prostitutë”, sepse roli që intepretonte ishte ai i ‘Prostitutës Tuta’, në një dialog shumë të bukur me Agron Llakajn.

Kjo datë e shënuar nuk i ka shpëtuar nga memoria Besit, që në fanpage e tij në facebook ka bërë një postim në të cilin shkruan: “Dalja ime e parë në skenën e Portokallisë. Nga atëherë në Shqipni janë ndërruar 3 Presidentë”.

Por ajo që e diferencoi dhe i bëri një vend të padiskutueshëm në katalogun e Portokallisë, ishte dialekti verior me të cilin Bes Kallaku u shfaq në rolin e minatorit, e që në javët në vijim ai u materilizua me rolin e katunarit më të famshëm në Shqipëri.

Në kanalin e ri në YouTube të Top Channel mund të shikoni të gjithë numrat e Portokallisë ndër vite.

Top Channel