Parashutizëm me rrezik

01/04/2016 00:00

“Skydiving” është një disiplinë mjaft e rrezikshme e fluturimeve me parashutë dhe jo pak herë sportistët që guxojnë të enden mes hapësirës për minuta të tëra, bëhen subjekt i tragjedive.

Një të tillë për pak sa nuk shkaktoi edhe Sebastien Leal kur u përplas në ajër nga partneri në mes të fluturimit, ndërsa kamera e tyij GoPro regjistroi të gjithë aksidentin.

Leal, i cili është një sportist me eksperiencë, ka fluturuar rreth 400 herë të tjera më parë, por këtë radhë u plagos rëndë. Ai kërceu nga aeroplani por vetëm 5 sekonda më vonë u trondit nga pesha e një tjetër parashutisti, çka i ka shkaktuar një paralizë nga mesi e poshtë, por fatmirësisht të përkohshme.

Pajisja automatike e aktivizimit e cila vendoset para fluturimit, u aktivizua pas frekuencës së rënies së shpejtë të sportistit duke hapur parashutën rezervë. Vetë Sebastien Leal tha se shpreson të lërë pas problemet fizike pasi kërkon të fluturojë sërish në sportin e tij të preferuar.

Top Channel