“Gracies Johan”, Barça me fanellë të veçantë ndaj Realit

01/04/2016 00:00

Të premten Barcelona prezantoi fanellën e veçantë me të cilën do të luajnë në “Klasiken” e së shtunës e që është një dedikim për të ndjerin Johan Cruyff.

“Gracies Johan” e shkruar në mes të emblës së klubit dhe asaj të sponsorit të veshjeve “Nike”, do të jetë një falënderim për njeriun që i dha shumë kësaj skuadre dhe botës së futbollit.

“Gracies Johan” ishte edhe njëri nga hashtagët më të përhapur në rrjete sociale, prandaj edhe Barça vendosi që ta ketë edhe në fanellë.

Po ashtu, në “Camp Nou”, do të krijohet një mozaik me 90 mijë copëza letre për nder të Cruyff. Gjithçka do të marrë formë në momentin kur lojtarët do të dalin në fushë.

Edhe lojtarët e Barcelonës po mendojnë të nderojnë legjendën e klubit, por nuk është bërë e ditur se çfarë kanë përgatitur, pasi është preferuar që të pritet deri sa të kthehen Messi dhe Mascherano, kapitenët e skuadrës të angazhuar me kombëtaren e tyre, dhe të pajtohen për propozimet që vijnga nga dhomat e zhveshjes.

Top Channel