“Klasikja e zemrave”

01/04/2016 00:00

Tashmë është kthyer në një traditë që sa herë zhvillohet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit, zhvillohet edhe një betejë virtuale mes bashkëshorteve apo të fejuarave të të dyja skuadrave, një sfidë që në portalet e kronikave rozë në Spanjë përkufizohet “Klasikja e zemrave”.

Çdo vit në median iberike është luajtur me një fakt, por këtë vit kjo përballje vjen me ndryshime në të dyja kampet. Kështu Reali i Madridit nuk ka më në radhët e tij Irina Shayk, Sara Carbonero apo Lena Gerke, megjithatë kjo nuk e ka ulur aspak konkurrencën e këtij ekipi.

Skuadra e bashkëshorteve të Realit kryesohet nga Pilar Rubio e Sergio Ramos dhe së bashku me të janë edhe bashkëshortja e Marcelos, Klaris, ajo e Navas, Andrea Salas dhe Daniela Ospina, dashuria e James Rodriguez.

Barcelona kundërpërgjigjet rrufeshëm. “Blerjet” e reja të katalanasve janë Joana Sanz dhe Romarej Ventura të fejuarat e Dani Alves e Jordi Albës të cilat janë integruar mjaft mirë në ekip ku ndodhen ato që mund të konsiderohen yjet e tij; Shakira, Antonela Roccuzzo, Ana Ortiz apo Elena Galera respektivisht bashkëshortet e Pique, Messit, Iniestës e Busquets.

FOTO GALERI
1/15
Andrea Salas (Keylor Navas)

Top Channel