Rosberg ‘fluturon’ në Bahrein, Vettel ‘zhduket’

01/04/2016 00:00

Nico Rosberg e rifillon aty ku e la: pas suksesit në garën premierë të sezonit në Australi, gjermani i Mercedes vijon të jetë i pari, edhe në provat e lira të Bahreinit.

Ndalesa e dytë e kampionatit botëror ka nisur pikërisht me shpejtësinë e ‘shigjetave të argjenda’, që vendosën kohët më të mira në sezonin e parë, me Rosberg që e ndali kohën në 1’32.294 dhe Hamilton që ishte gjysmë sekonde më ngadalë.

Kohën e tretë më të mirë e vendosi Raikkonen, por pothuaj 2 sekonda më ngadalë se Nico Rosberg. Paraqitje të mirë bën edhe 2 pilotët e Red Bull, Ricciardo dhe Kvyat. Sebastian Vettel nuk zbriti më poshtë se vendi i 11-të.

Top Channel