“The Voice of Albania 5”, beteja e kryqëzuar shpall fituesit e natës së sotme

01/04/2016 00:00

Gara e zërave më të mirë të shqiptarëve mbërrin sot në natën e katërt “live”, ku në skenë do të ngjiten 8 konkurrentët e mbetur, dy nga çdo skuadër: Kaltrina dhe Besarbi nga skuadra e Jonidës, Tiri dhe Lorenci nga skuadra e Sidritit, Ina dhe Frosina nga skuadra e Almës si dhe Elbuniti dhe Ernesa nga skuadra e Gencit.

Ata nuk janë sot më në garë mes rivalësh brenda skuadrash. Ata sot do të përballen me konkurrentët e skuadrave të tjera. Si? Në fillim të natës do të hidhet shorti që do të përcaktojë duelet. Pastaj do të jetë publiku ai që do të vendosë kush fiton mes dy rivalëve të një dueli.

Do të jenë gjithsej 4 fitues që do të kalojnë në fazën tjetër të kësaj gare, të premten e ardhshme, në gjysmëfinale.

Pritet të jetë një garë e fortë e me shumë surpriza. Deri më tani trajnerët e kanë pasur shumë të vështirë të marrin vendimet për të eliminuar më të mirët ndër më të mirëve. Sepse konkurrentët e këtij edicioni janë vërtetë shumë të talentuar e të veçantë në stilet e tyre. Por formulat e “The Voice” duhen respektuar deri në fund, kur shpallet dhe fituesi. Konkurrentët e këtij edicioni tashmë janë shumë afër atij momenti e deri atëherë sigurisht që do të na sjellin në skenë dhe në ekranin e Top Channel shumë emocione, ankth e spektakël.

FOTO GALERI
1/8
Besarb Qerimi

Top Channel