Kur Victoria Beckham bën sparkatën

01/04/2016 00:00

Victoria Beckham nuk qesh pothuajse fare nëpër foto, por ajo postoi në Instagram një foto që tregon se bashkëshortja e ish-futbollistit David Beckham ka humor.

41-vjeçarja ka pozuar e shtrirë, me një këmbë të ngritur lart që krijon një kënd më shumë se 90 gradë, duke treguar se është shumë elastike.

“Është e habitshme çfarë mund të bësh pas leksioneve të baletit. Puthje nga LA”, shkroi Victoria në profilin e saj që ndiqet nga 9.5 milionë persona.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel