Nishikori-Kyrgios, gjysmëfinalja e dytë e Mastersit të Majemit

01/04/2016 11:20

Kei Nishikori dhe Nik Kyrgios janë gjysmëfinalistët e dytë të turneut Masters të Majemit. Tenisti japonez eliminoi në çerekfinale Gael Monfils duke e mundur 2-1.

Francezi fitoi setin e parë 6-4, por Nishikori iu kundërpërgjigj në të dytin, të cilin e mbylli 6-3. Seti final ishte i ekuilibruar, por Nishikori e fitoi atë me “tiebreak” 7-6.

Ndërsa Nik Kyrgios, që do të jetë kundërshtari i Nishikorit në gjysmëfinale, eliminoi kanadezin Milos Raonic për t’u kualifikuar për herë të parë mes 4 më të mirëve në një turne Masters.

Kyrgios e fitoi setin e parë 6-4, ndërsa në të dytin djersiti më shumë, por në fund arriti ta mbyllë edhe atë në favorin e tij, duke e fituar me “tie break” 7-6.

Top Channel