David Cameron ka postuar në profilin e tij me krenari për Pagën Kombëtare të Jetesës, por kjo është quajtur si një shaka e 1 Prillit nga ndjekësit e tij.

Postimi është bërë nga llogaria zyrtare e kryeminsitrit teksa Mbretëria e Bashkuar u zgjua me shkaatë dhe rrëngjet e 1 Prillit.

“Jam Krenar që Paga Kombëtare të Jetesës hyn në fuqi sot. Ajo kërkon që punëdhënësi të paguaj punëtorin mbi 25 vjeç të paktën 7.20 paund për orë”, shkruan postimi. Por asnjë prej ndjekësve të tij nuk e ka besuar.

Rritja e pagës orare për punëtoret mbi 25 vjeç bëhet me 50 pens, nga 6.70 në 7.20 paund, por ka pasur mjaft kritika për përjashtimin e punëtorëve më të rinj nga ky vendim. Qeveria ka si qëllim që ta çojë këtë shifër në 9 paund për orë brenda 2020, që pritet të ndikojë tek 9 milionë njerëz.

Top Channel