Lindi si një përpjekje për të bërë bashkë njerëzit e letrave në hapësirën shqiptare, por tashmë në prag të njëvjetorit të krijimit të saj, revista “Saras” duket se e ka tejkaluar qëllimin, pasi shkrimtarë e kritikë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, e kanë përqafuar.

“Jemi përpjekur të ruajmë një lloj standardi gjatë këtij njëvjeçari, por nuk ka qenë e lehtë. Kemi parë që në këtë rrugëtim na janë bashkuar shumë emra të njohur të mendimit që në këtë njëvjetor të revistës letrate ‘Saras’ do të doja ti falënderoja për kontributin që kanë dhënë. Është një kontribut i vyer pasi përmes tyre ne kemi përçuar ide dhe mesazhe tepër të nevojshme për terrenin letrar në vend”, u shpreh kryeredaktorja e “Saras”, Alda Bardhyli. 

Krahas poezisë e prozës së zgjedhur si edhe mendimit kritik të kohës, revista “Saras” në jo pak numra të saj ka provokuar duke synuar të zgjojë shoqërinë. Sipas kryeredaktores Alda Bardhyli i takon pikërisht letërsisë që të ngacmojë nervin e fjetur të shoqërisë.

“Ka pasur disa tema provokuese siç ka qenë ajo e erotizmit në letërsi apo tema e femrave tradhtare në historinë e letërsisë shqiptare, pasi në një histori letërsie që pothuajse për 50 vjet ka qenë e censuruar janë shumë tema për t’u eksplouruar që ndoshta një vit janë pak por sigurt në numrat e ardhshëm të revistës letrare ‘Saras’ do të kontribuojmë për të përçuar më tej këto mendime”, vijoi Bardhyli.

Top Channel