Miami Masters, Djokovic-Goffin në gjysmëfinale

31/03/2016 11:45

Novak Djokovic kualifikohet për në gjysmëfinalen e turneut Masters të Majemit. Tenisti serb eliminoi në çerekfinale Tomas Berdych duke e mundur me rezultatin 2-0 e duke vijuar rrugën për titullin e tij të pestë në këtë aktivitet.

Në këtë përballje, Djokovic nuk hasi vështirësi dhe i fitoi setet 6-3 dhe 6-3, në vetëm 99 minuta lojë.

Në gjysmëfinale, Djokovic do të luajë ndaj David Goffin, me belgun që eliminoi francezin Gilles Simon, pasi e mposhti 2-1. Ishte Simon ai që e nisi më mirë takimin duke fituar setin e parë 6-3, por Goffin mori kontrollin e lojës në dy setet e tjerë, të cilët i dominoi duke i fituar 6-2 dhe 6-1.

Top Channel