Dekolteja që shpëton jetë

31/03/2016 00:00

Kelly Rohrbach dhe dekolteja e saj i erdhën në ndihmë një gruaje që po mbytej në xhirimet e skenave për filmin “Baywatch”.

Me ndihmën e aktorit Zac Efron, 26-vjeçarja në fillim bëri sikur e shpëtoi gruan dhe më pas i bëri frymëmarrje gojë më gojë.

Kelly kishte veshur një kostum të kuq banjoje me zinxhir dhe luan në këtë film rolin e C.J.Parker, roli që është luajtur fillimisht nga Pamela Anderson.

Ndërkohë, në filmin e shumëpritur, rolin e Mitch Buchannon, të luajtur në serial nga David Hasselhof, e interpreton Dwayne “The Rock” Johnson.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel