Justin Bieber thyen përsëri zemrat e fansave

31/03/2016 00:00

Ai ka thyer zemrën e të gjithë fansave në mbarë botën kur ka zbuluar se ai nuk do i takonte apo pozonte me ta gjatë turneut të tij botëror “Purpose”.

Por duket se Justin Bieber nuk ka mundur ta mbajë premtimin, duke acaruar së tepërmi fansat, pasi është zbuluar se këngëtari kanadez vazhdon ende të takojë fansat në prapaskenë, por vetëm ata që kanë bileta “VIP”.

Sipas “TMZ”, një burim i afërt me Justin ka shpjeguar se të gjitha fansat që kanë blerë një biletë me vlerë 2000 dollarë apo kanë dikë që njeh mirë Bieber, atëherë mund ta takojnë këngëtarin.

Top Channel