Sfida me Barçën, Raul motivon Realin

30/03/2016 00:00

Në javën e përplasjes më spektakolare të futbollit europian, Raul Gonzales ka preferuar të mbështesë personalisht nga afër ish-ekipin e tij.

Legjenda e Realit të Madridit zbarkoi në qendrën stërvitore të Valdebebas ku u takua me lojtarët “merenges” dhe trajnerin Zinedin Zidane, duke formuar sërish një dyshe që ngjall nostalgji dhe kujtime të trofeve te formacioni i “blankos”.

Me Real Madridin, Raul fitoi 6 kampionate, 4 Superkupa të Spanjës e 3 Liga Kampionësh. Me fanellën e bardhë ai luajti 741 ndeshje, duke shënuar 323 gola dhe vetë spanjolli ka bërë të ditur se një ditë do të rikthehet te ekipi kryeqytetas, ndoshta si drejtues.

Shumë prej lojtarëve kryesorë ishin në kthim nga impenjimi me kombëtaret, por Benzema, Bale dhe Luka Modric, nuk e humbën rastin për të takuar legjendën e klubit ku luajnë.

Edhe trajneri Zinedin Zidane ka qenë në krah të Raul Gonzales gjatë 5 viteve të qëndrimit në klub nga 2001 deri në 2006. Të dy bashkë, ata kanë fituar një titull në Spanjë dhe një Champions League.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel