Aksident në aksin Lezhë-Tiranë, përplasen dy makina

30/03/2016 00:00

Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Lezhë-Tiranë, ndërsa rasti është përcjellë në “Ti Raporton” në Top Channel, ku tregohen dhe pamjet e aksidentit.

Dy automjete, njëri tip “Mercedes” me targa AA786IT dhe tjetri tip “Ford” me targa AA957BM janë përplasur në vendin e njohur si kryqëzimi i Shën Kollit.

Nga përplasja e mjeteve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rastin.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpjetësisë së madhe të mjeteve dhe mos ruajtjes së distancës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel