Xhaka në lupën e të mëdhave, Arsenal dhe Juventus interesohen për mesfushorin

30/03/2016 00:00

Paraqitjet e mira në këtë sezon, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren e Zvicrës, kanë bërë që Granit Xhaka të kthehet në shënjestrën e merkatos për disa klube me emër në Europë.

Gazeta gjermane Bild shkruan se agjenti i mesfushorit, Henrikh Mkhitaryan ndodhet në Torino për të biseduar me bardhezinjtë për mundësinë e kalimit të Granitit në Serinë A.

Por në kohën kur agjenti ndodhet në Itali për të vendosur të ardhmen e mesfushorit me origjinë shqiptare, në Gjermani gjërat kanë lëvizur. I njëjti burim thotë se Arsenali ka hyrë në bisedime prej disa ditësh me skuadrën gjermane dhe është bindur që të derdhë në arkat e Borusias plot 43 milionë euro.

Sport Witness përforcon akoma më shumë këto zëra kur shkruan se trajneri Venger ka zhvilluar një takim me të atin e Granitit. I njëjti burim zbardh edhe detajet nga oferta e “topçinjëve”. Bëhet fjalë për 43 milionë euro në llogari të Borusias, 2.3 mln euro për agjentin e lojtarit, 5 milionë do të kalojnë menjëherë në llogarinë e Xhakës dhe më pas futbollisti shqiptar do të ketë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Top Channel