Basketbolli, Ponari zgjidhet për herë të tretë në krye të Federatës

30/03/2016 00:00

Avni Ponari ka fituar mandatin e tretë si president i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar në Korçë, Ponari si president aktual u përball në këto zgjedhje me ish-basketbollistin dhe trajnerin Arben Fagu, i mbështetur nga një grup i madh i komunitetit të këtij sporti, megjithatë avantazhi i votave për presidentin aktual ishte thuajse dyfish: 35 me 17.

Përsa i përket Kryesisë, 6 anëtarët më të votuar janë: Ilir Taflaj, Edra Alibegaj, Edmond Biçoku, Vasil Shaka, Juel Jarani, dhe Dritan Mema. Korrab Llazani mban sërish postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHB-së.

Top Channel