Theu rregullat e Federatës për bastet, Demichelis vihet nën akuzë

30/03/2016 00:00

Martin Demichelis futet në telashe. Federata angleze e Futbollit e ka vënë mbrojtësin e Manchester Cityt nën akuzë, për thyerje të rregullave të saj mbi vendosjen e basteve.

Në një komunikatë për shtyp, institucioni më i lartë i futbollit në Angli ka bërë të ditur se, futbollisti argjentinas ka kryer 12 shkelje të këtyre rregullave dhe të gjitha në periudhën 22-28 janar.

Sipas rregullores së Federatës Angleze, futbollistët profesionistë nuk duhet në asnjë mënyrë që të vendosin baste, për ndeshjet e kompeticioneve ku ata vet marrin pjesë, ose në ato ndeshje ku ata kanë ndikim.

Në të njëjtën kohë, ky rregull thekson se lojtarët nuk duhet të lejojnë, as në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, persona të tjerë të vendosin baste në sfidat që ata luajnë.

Më 23 janar, Demichelis ishte në fushën e lojës në sfidën me Ëest Ham, e përfunduar në barazim 2-2, por për këtë ndeshje nuk ka dyshime për trukim të mundshëm. Martin Demichelis do të duhet të përgjigjet për këto akuza në Federatë brenda datës 5 prill.

Top Channel