Do të guxonit të flinit me peshkaqenët?

30/03/2016 00:00

Nuk ka dyshime që kjo është një dhomë me pamje, por sa do të dëshironin të flinin të rrethuar me peshkaqenët? Një dhomë e veçantë nënujore, e vendosur brenda 3 milionë litrave ujë është krijuar në Akuariumin e Parisit.

Fituesit e një konkursi do të kenë mundësinë të qëndrojnë atje në muajin prill, para se dhoma të kthehet në një qendër kërkimore.

Dhoma është e zhytur në akuariumin 10 metra të thellë dhe, një mur prej xhami ndan vizitorët nge 35 peshkaqenë. Brenda saj mund të qëndrojnë dy persona dhe hapësirën më të madhe e zë një shtrat i rrumbullakët.

Eksperienca e të fjeturit nën ujë synon gjithashtu të informojë 3 fituesit e konkursit dhe të ftuarit e tjerë lidhur me peshkaqenët, përmes zhytësit Fred Buyle.

“Peshkaqenët keqkuptohen shumë. Njerëzit duhet të kuptojnë se, ata nuk janë të rrezikshëm. Eksizstojnë vetëm sjellje të rrezikshme me peshkaqenët”, tha ai.

Top Channel