Kompania e Jessica Albas paditet për mashtrim

30/03/2016 00:00

Kompania e Jessica Alba, “Honest” është paditur përsëri. Sipas “WWD”, Margo Smith ka ngritur një padi në Missouri më 24 mars duke pretenduar se kjo kompani ka bërë një reklamim mashtrues për të shitur produktet e saj.

Gruaja shprehet disa produkte si sapunët, detergjentet dhe pastruesit e ndryshëm përmbajnë disa përbërës që janë të ndaluar.

Megjithatë kompania i ka hedhur poshtë këto pretendime. Një zëdhënës për “DailyMail” është shprehur: “Pretendimet në padinë e ngritur nuk kanë asnjë vlerë dhe ne jemi të vendosur të mbrojmë fuqishëm veten tonë nga ata”.

Top Channel