Holanda përmbys Anglinë në “Wembley”, Franca bind ndaj Rusisë

29/03/2016 00:00

Vetëm 3 ditë më parë Anglia i kthente rezultatin Gjermanisë nga 2-0 në 2-3, por mbrëmjen e së martës ishte përfaqësuesja e “Tre luanëve” që e pësoi një gjë të tillë në “Wembley”.

Holanda arriti të fitojë 1-2 në miqësoren ndaj Anglisë, duke hedhur poshtë të gjitha pritshmëritë për këtë takim.

Sulmuesi i Leicester, Jamie Vardy shënoi golin e parë, 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte një Holandë krejtësisht tjetër, duke shënuar dy herë, fillimisht me Janssen dhe më pas me Narsingh.

Franca e Didier Deschamps, kundërshtare e Shqipërisë në Euro 2016, mposhti 4-2 Rusinë, duke zhvilluar një ndeshje të mirë. Megjithatë, edhe pse ka arritur të shënojë 7 gola në 2 ndeshjet e fundit, ekipi francez tregon se ka probleme në mbrojtje, pasi ka pësuar 4 gola në dy takimet e fundit miqësore.

Miqësorja Portugali-Belgjikë, e cila u zhvendos në Leira pas sulmeve terroriste të javës së fundit në Beuksel, u fitua nga vendasit 2-1. Nani dhe Ronaldo ishin autorët e golave për Portugalinë, ndërsa Lukaku shënoi golin e vetëm për Belgjikën.

Top Channel