Gjermania “thyen mallkimin” me Italinë me fitore bindëse

29/03/2016 00:00

Gjermania shkatërroi 4-1 Italinë duke marrë dhe fitoren e parë pas 21 vjetësh ndaj të kaltërve.

Edhe pse një pjesë e madhe e titullarëve të Gjermanisë ishin lënë pushim nga Joachim Low, vendasit dhuruan një provë bindëse duke e gozhduar skuadrën e kaltër në gjysmëfushën e saj.

Një paraqitje jo e kënaqshme për përfaqësuesen e Contes për të cilën kjo ishte miqësorja e fundit para grumbullimit për Europianin e Francë 2016.

Kroos, Goetze, Hector dhe Mesut Ozil ishin autorët e golave të “panzerave” në “Allianz Arena”, ndërsa të vetmin gol për italianët e shënoi Stephan El Shaarawy në fund.

Kjo është hera e parë pas 77 vjetësh që Italia pëson më se 3 gola nga Gjermania.

Top Channel