Lewandowski-Bayern, rinovim kontrate edhe për 2 vjet

29/03/2016 00:00

Për Realin e Madridit blerja e Robert Lewandowskit duket se do të mbetet ëndërr. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, sulmuesi polak arriti marrëveshjen me Bayern për zgjatjen e kontratës së tij.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Lewandowski ka pranuar të rinovojë me kampionët e Gjermanisë edhe për dy vjet të tjerë që do të thotë se kontrata e tij e re me Bayern do të skadojë në vitin 2021.

“Bild” thekson gjithashtu se një ndikim në vendimin e polakut për të vijuar aventurën e tij te Bayern ka pasur Carlo Ancelotti i cili do të jetë trajner i bavarezëve sezonin e ardhshëm duke zevendesuar Pep Guardiolen që do të marrë drejtimin e Manchester City.

Top Channel