Energjia që mbetet në veshjet tona

29/03/2016 00:00

Mund të kursesh pará apo t’i lejosh vetes diçka më tepër duke blerë në tregun e veshjeve të përdorura, por çfarë faturohet pas leverdisë së çmimeve shumë pak ju shkon në mendje.

Rrobat që dikush tjetër i ka mbartur para jush mbartin disa nivele energjie të trasmetuara nga trupi fizik, të cilat mund t’i kalohen zotëruesit pasardhës.

Mund të ndiheni pesimist pa shkak apo befas ju merr dhimbja e kokës. Shkaku mund të jetë i fshehur në plaçkën që po trashëgoni, e bashkë me të edhe energjinë e ngecur aty.

A duhet të na bëjë ky fakt t’u qëndrojmë larg rrobave të përdorura më parë nga dikush tjetër? Jo nëse do të arrijmë të bëjmë disa veprime praktike për të larguar energjinë e keqe prej tyre.

Kjo është e mundur në saje të disa ritualeve shumë të thjeshta që na rekomandojnë ekspertët e spiritualizmit.

Ata thonë se po të përziesh një sasi kripe kokërr me ujë përmes shkopinjve të temjanit dhe me të të lani rroba, keni nisur procesin për pastrimin e energjisë nga veshjet e përdorura.

Rekomandohet që të shmanget përdorimi i detergjentëve larës ose zbutësve me aromë të fortë. Sa më e fortë aroma, thonë ata, aq më shumë kimikate përmban ai dhe aq më shumë energji negative tërheq.

Spiritualistët thonë që nuk duhen përzier kurrë gjatë procesit të larjes veshje të përdorura me veshje të reja, pasi energjia e keqe nuk transmetohet vetëm nga veshjet tek njeriu, por edhe ndërmjet veshjeve.

Shumë i rëndësishëm është edhe procesi i tharjes së rrobave. Ato duhen vendosur të ekspozohen në diell, pasi energjia e zezë shkatërrohet më shpejt. Mbajini kështu sa më gjatë të jetë e mundur, vetëm bëni kujdes që në perëndim t’i keni hequr nga teli, pasi mund të preken nga energjia e keqe.

Top Channel