Botërori i 2030-s, Infantino mbështet kandidaturën dyshe

29/03/2016 00:00

Kandidatura e përbashkët e Uruguajit dhe Argjentinës për të organizuar Botërorin e futbollit në vitin 2030 vazhdon të marrë mbështetje në rangjet më të larta drejtuese.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino vlerësoi planin e dy vendeve të Amerikës Latine për të organizuar turneun ndërkontinental, edhe pse vetë sigla që ai përfaqëson, ka dalë kundër një ideje të ndarë me kufij administrativ.
 
Nuk do të ishte hera e parë që evenimente të mëdhenj futbollistike ndahen mes dy shteteve dhe Europiani në Belgjikë dhe Holandë si dhe Botërori në Kore dhe Japoni, janë shembuj të qartë të organizimit perfekt. me këtë në mendje, Uruguaj dhe Argjentina, dy popuj me futbollin që konsiderohet si fe, kërkojnë të shtojnë mbështetjen e tyre në komitetin ekzekutiv.

“Organizimi i një Botërori në më shumë se një vend është një temë e rëndësishme. FIFA është shprehur kundër kandidaturave dyshe por unë personalisht e mbështes planin e Argjentinës dhe Uruguajit. 2030 është nëj vit i rëndësishëm dhe historia duhet të respektohet”, tha Infantino.

Kreu i FIFA-s gjatë një vizite në Paraguaj doli në favor të Botërorit në kontinent, edhe pse institucioni pas bBtërorit 2002 në Azi, ka qenë gjithmonë kundër organizimeve në bashkëpunim.

Por 2030 do të jetë një vit jubilar, plot një shekull nga Botërori i parë i futbollit që u organizua dhe u fitua nga Uruguaj, si për ironi në finale ndaj Argjentinës, në një ndeshje që u mbyll 4-2.

Top Channel