“ATP Masters” në Miami, eliminohet britaniku Murray

29/03/2016 00:00

Turneu “Masters” i Miamit humbet një tjetër emër të rëndësishëm të tenisit botëror. Pas tërheqjes së Federer dhe Nadal, turneu amerikan pa t’i largohej edhe Andy Murray, por ndryshimi qëndron se britaniku u mund në raundin e tretë, nga bullgari Grigor Dimitrov.

Murray e nisi mirë këtë ndeshje, duke fituar setin e parë 7-6, por Dimitrov pak nga pak filloi t’i imponohej numrit dy të botës dhe arriti të fitojë dy setet e tjerë, 6-4 dhe 6-3, si dhe krejt ndeshjen 2-1.

U kualifikua për në raundin e katërt të “Miami Masters” edhe Kei Nishikori, i cili mundi Aleksandër Dolgopolov. Japonezi ishte superior ndaj kundërshtarit të tij gjatë të gjithë kohës dhe i mbylli shumë shpejt llogaritë e kësaj përballjeje, të cilën e fitoi 6-2, 6-2 me sete.

Top Channel