David Beckham, çfarë babai!

29/03/2016 00:00

David Beckham më shumë se imazhi i një mashkulli sexy është një baba i mrekullueshëm, që nuk i lë aspak pas dore fëmijët e tij.

Këtë e vërtetoi bashkëshortja e ish-kapitenit të përfaqësueses angleze, Victoria, teksa në profilin e saj në Instagram publikoi një foto të David Beckham, teksa ishte duke qepur veshjet e kukullës së vajzës së tij, Haper. Nuk kaloi shumë dhe nën këtë foto nisën të bëheshin komente nga më pozitivet nga tifozët e shumtë të ish-futbollistit anglez, që mban vendin e parë në klasifikimin e revistës ‘People’ për meshkujt më të bukur të planetit.

‘Harper ka një baba që qep veshjet e kukullave të saj dhe ne e duam shumë – shkruan në komentin e saj që shoqëron këtë foto ish-këngëtarja e grupit Spice Girl.

Një javë më parë Beckham ishte në qender të vëmendjes në një tjetër lidhje me vajzën e tij, teksa tregoi se kishte parë mbi 50 herë filmin e saj të preferuar Frozen.

Top Channel