Ndryshe nga dizenjo e zakonshme, për të festuar publikimin e një filmi të ri në Hollivud apo për të përkujtuar një ikonë kulturore, linjat ajrore po bëhen gjithjnë e më të ndjeshme.

Pjesa më e madhe e avionëve kanë bojën e tyre standarde, por ndonjëherë ato pikturohen me shumë ngjyra duke tërhequr vëmendjen e pasagjerëve.

Çdo ditë, qindra pasagjerë fluturojnë përmes Oqeanit Atlantik, në avionin e Icelandair’s Hekla Aurora, i cili është i pikturuar me ngjyra të frymëzuara nga aureola veriore.

Brenda Boeing 757 është vendosur një sistem me drita LED që krijonë Aurora Borealis.

Ndërsa linja ajrora Kulula e Afrikës së Jugut vjen me shpjegimin e disa komponentëve të avionit, me një palë mustaqe në kulmin e saj dhe me mbishkrimin pranë pilotit “Djathi i madh”.

E për të vijuar më pas, avionë të dizenjuar me Anna, Elsa dhe Olaf nga Frozen deri tek festimi i Aventurave të Tintin, janë disa prej alternativave të avionëve që fluturojnë në qiej.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel