Sporti i bilardos, mbahet Kampionati Kombëtar

28/03/2016 00:00

Federata Shqiptare e Bilardos organizoi Kampionatin Kombëtar individual në disiplinën 9 ku morën pjesë gjithsej 70 sportisë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova në kategoritë e të rinjve, të rriturve dhe kategorinë senior.

Në këtë aktivitet u vu re një nivel i lartë sportiv ku diferencat në ndeshje mes sportistëve ishin të ngushta.
 
Në fund, ata që diskutuan titullin e klëtij kampioinati ishin dy bilardistët e Laçit, Edmond Zaja dhe Eklent Kaçi. Ky kampionat kombëtar i parapriu atij Europian të bilardos që do të zhvillohet nga 2-14 prill në Austri.

Në të njëjtën kohë, ky kampionat ishte një lloj përgatitje për të gjithë bilardistët edhe për aktivitete të tjera siç janë turnetë e ndryshëm në Europë dhe kualifikueset e Botërorit të Bilardos.

Top Channel