Kampionati Botëror i zareve

28/03/2016 00:00

Drama pushtoi Kampionatin Botëror të zareve të zhvilluar këtë fundjavë. Skuadra fituese në fuqi e këtij aktiviteti të veçantë që vinte nga Gjermania, u eliminua në gjysmëfinale, ndërkohë që titullin e fitoi ekipi nga Britania e Madhe, Yorkshire Meds.

Mësohet se kjo lojë e zareve është aplikuar prej shekujsh në Britaninë e Madhe, por organizimi i një kampionati të mirfilltë dhe zyrtar ka nisur në vitin 1932 dhe pikërisht në parkun pranë “the Greyhound”.

Ndeshjet me zare zhvilliohen në një sipërfaqe në formë rrethore me një diametër prej 1.8 m dhe të mbuluar me rërë. Në të janë të vendosur 49 zare dhe lojtarët fitojnë nga 1 pikë për çdo zar që del jashtë rrethit në momentin e goditjes.

Skuadra që grumbullon e para 25 pikë fiton sfidën.

Për këtë vit, në Kampionatin Botëror të zareve morën pjesë dy skuadra gjermane, ndërkohë që 14 të tjerat ishin britanike me Yorkshire Meds që bëri më mirë nga të gjithë.

Top Channel