Kontrata e Suarez, Barça ka ende për të paguar

28/03/2016 00:00

Portali “Football Leaks” vazhdon me zbulimin e detajeve të kontratave të lojtarëve. Këtë radhë në qendër të vëmendjes është ajo e blerjes së Luis Suarez nga Barcelona. Sipas këtij protali, klubi katalanas ka ende një këst për t’i paguar Liverpoolit.

Në verën e vitit 2014, Barcelona arriti akordin me klubin anglez për blerjen e uruguajanit për shifrën 82.3 milionë euro, e ndarë në 5 këste. Secili prej kësteve kishte një vlerë prej 16.5 milionë euro dhe pagesa niste që nga momenti i transferimit të 29-vjeçarit në Spanjë.

Sipas “Football Leaks”, kampionëve të Europës u ka mbetur edhe një këst i fundit për t’u paguar, gjë që do të ndodhë në 31 korrikun e këtij viti. Në të njëjtën kohë “Football Leaks” ka konfirmuar se blerja e Suarez nga Barcelona është ndër më të shtrenjtat në historinë e këtij sporti pas atyre të Bale, Cristiano Ronaldos dhe Neymar.

Sezoni i parë te Barcelona ishte i suksesshëm për Luis Suarez që arriti të fitojë pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm; Ligën e Kampionëve, kampionatin, Kupën e Mbretit, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Deri tani uruguajani ka zhvilluar 86 ndeshje në të gjitha aktivitetet me Barcelonën duke shënuar 68 gola.

Top Channel