Aksident drithërues në Argjentinë (Video)

28/03/2016 14:00

Ka pilotë që kanë shpenzuar një nga 7 jetët që mendojnë se kanë. E tregoi këtë Fernando Alonso në Çmimin e Madh të Australisë, në garën e parë të Botërorit të Formulës 1 dhe e konfirmoi Augusto Scalbi, protagonist i një incidenti vërtet të frikshëm.

Gjithçka ndodhi në kampionatin TC2000 në Argjentinë, në pistën Concordia, kur Scalbi humbi kontrollin e makinës dhe e pa veten të bënte me të gati 10 rrotullime, për t’u përplasur më pas me muret mbrojtëse.

Fati ishte me pilotin në këtë incident, pasi Scalbi nuk pësoi asnjë dëmtim.

Top Channel